“Ibrahim ibn Mundhiri na ka thënë: Më ka treguar Ebu Bekër ibn Ebu Uvejsi, e këtij i ka treguar Sulejmani, e ky nga Musa ibn Ukbe, e ky nga Salimi se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Pashë në ëndërr se një grua e zezë e flokëshprishur doli nga Medina dhe u vendos në Mehjea. E komentova se kjo ishte epidemia e Medinës, që do të bartet në Mehjea”, - Xhuhfa e sotme.”