“Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Ejubi, e ky nga Ikrime se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kush pretendon se ka parë një ëndërr, të cilën në të vërtetë nuk e ka parë, (në Ditën e Gjykimit) ngarkohet që t'i lidhë dy kokrra elbi njëra me tjetrën, gjë që s'do të ketë mundësi ta bëjë. Sakaq, nëse dikush dëgjon vjedhurazi bisedën e një grupi njerëzish, gjë të cilën ata e urrejnë ose ikin prej tij, në Ditën e Gjykimit atij do t'i derdhet plumb i shkrirë në vesh. E, nëse dikush pikturon një pikturë (frymorësh) , do të dënohet dhe do të ngarkohet që t'ia vendosë shpirtin pikturës, gjë që s'do të ketë mundësi kurrë ta bëjë.” Sufjani ka thënë: “Këtë (hadith) na e ka transmetuar Ejubi.” Kutejbe ka thënë: “Na ka treguar Ebu Avane nga Katadja, e ky nga Ikrime, e ky nga Ebu Hurejra fjalën e tij ﷺ : "Kush gënjen se ka parë një ëndërr.” Po ashtu, Shuëbe transmeton nga Ebu Hashim Rumaniu, i cili thotë: “E kam dëgjuar Ikrimen duke transmetuar nga Ebu Hurejra se ka përdorur shprehjet: "Kush pikturon...” , "Kush pretendon se ka parë një ëndërr...” , "Kush ka dëgjuar...” . Is'haku na ka thënë: “Na ka treguar Halidi nga Halidi, e ky nga Ikrime, e ky nga Ibn Abasi se ka përdorur shprehjet: "Kush ka dëgjuar...” , "Kush pretendon se ka parë një ëndërr...” , "Kush pikturon...” , ngjashëm me hadithin paraprak. Ndërkaq transmetimin e Ejubit e fuqizon Hishami nga Ikrime, e ky nga Ibn Abasi.””