“Seid ibn Rebia na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Abdurabih ibn Seidi se Ebu Seleme thotë: “Më ka ndodhur të shoh ëndërr që më bënte të sëmurem, derisa e dëgjova Ebu Kataden (Allahu qoftë i kënaqur me të!) duke thënë: “Edhe mua më ka ndodhur të shoh ëndërr që më bënte të sëmurem, derisa e pata dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke thënë: “Ëndrrat e mira janë prej Allahut. Kur dikush prej jush sheh në ëndërr diçka që e pëlqen, le t'ua tregojë atë vetëm atyre që i do, e, kur të shohë gjëra të tjera që i urren, le t'i kërkojë mbrojtje Allahut kundrejt sherrit të saj dhe kundrejt sherrit të shejtanit, le të pështyjë lehtë tri herë (nga ana e majtë) dhe të mos ia tregojë askujt. Pas kësaj ajo s'do t'i bëjë dëm!””