“Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Bishr ibn Seriu, e këtij i ka treguar Nafi ibn Omeri, e ky nga Ibn Ebu Mulejke se Esma (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Unë do të jem te Hauzi, duke pritur kush po vjen tek unë, por disa persona do të pengohen, ndërsa unë do të them: “Ata janë të umetit tim!” Atëherë më thuhet: “Ti nuk e di. Ata janë kthyer në besimin e mëhershëm (janë bërë renegatë) .” Ibn Ebu Mulejke thoshte: “O Allah, kërkojmë mbrojtjen Tënde nga kthimi në besimin e mëparshëm ose sprovimi në fenë tonë!””