“7050. 7051. Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Jakub ibn Abdurrahmani, e ky nga Ebu Hazimi se Sehël ibn Sadi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke thënë: “Unë do t'ju pres te Hauzi. Kush arrin deri aty, do të pijë prej tij, e, kush pi, kurrë më nuk do të ndiejë etje. Disa njerëz, të cilët i njoh dhe më njohin, do të arrijnë tek unë, por më pas do të ketë pengesë mes meje dhe tyre.” Ebu Hazimi ka thënë: “E kam marrë prej Numan ibn Ebu Ajashit përmes dëgjimit, ndërkohë po ua tregoja këtë, e ai më tha: “E kështu e ke dëgjuar Sehlin?” I thashë: “Po.” Më tha: “Atëherë unë dëshmoj se e kam dëgjuar Ebu Seid Hudriun duke shtuar në lidhje me këtë se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “... (Unë do të them:) Ata janë me mua!” Por do të më thuhet: “Ti nuk e di çfarë kanë ndryshuar pas teje.” Atëherë unë do të them: “Larg! Larg me ata që kanë ndryshuar pas meje!””