“Musededi transmeton nga Abdulvarithi, e ky nga Xhadi, e ky nga Ebu Rexhai se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ai që urren diçka te prijësi i tij, le të durojë, sepse, ai që rebelohet ndaj prijësit të vet, qoftë sa një pëllëmbë, do të vdesë sikurse në periudhën paraislame.””