“Në vazhdim të hadithit paraprak, Ubade ibn Samiti (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ndër gjërat për të cilat ia dhamë besën ishin se, do të dëgjojmë dhe do të bindemi, na pëlqeu apo s'na pëlqeu, në vështirësi apo në lehtësi, madje , edhe nëse prijësi i jep dikujt tjetër përparësi ndaj së drejtës sonë; si dhe të mos ua cenojmë postin atyre që e kanë: “... përveç nëse shihni mosbesim të qartë, për të cilin keni argument të qartë prej Allahut.””