“Omer ibn Hafsi na ka thënë: Na ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Ameshi, e këtij i ka treguar Shekiku se Abdullahu dhe Ebu Musai u ulën dhe na treguan se Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Para Kiametit do të vijë një kohë kur do të pakësohet dituria, do të përhapet injoranca dhe do të shpeshtohet herxhi.” Herxhi është vrasja.”