“Ebu Avane transmeton nga Asimi, e ky nga Ebu Vaili se Ebu Musai tregon se i ka thënë Abdullah ibn Mesudit (Allahu qoftë i kënaqur me ta!): “Vallë, e di për çfarë kohe Pejgamberi ﷺ ka thënë se janë ditët e herxhit (vrasjeve)?” Ibn Mesudi u përgjigj: “E kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke thënë: “Njerëzit më të këqij janë ata që Kiameti do t'i gjejë gjallë.””