“Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu. [t]: Ismaili na ka thënë: Më ka treguar vëllai im nga Sulejmani, e ky nga Muhamed ibn Ebu Atiku, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Hind bint Harith Firasije se Umu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!), gruaja e Pejgamberit ﷺ, ka thënë: “Një natë, i Dërguari i Allahut ﷺ u zgjua i trembur dhe tha: “Subhanallah (i Lartësuar qoftë Allahu) ! Sa thesare janë hapur sonte e sa sprova kanë zbritur! Kush i zgjon zonjat e shtëpive që të falen? - aludonte në gratë e tij. Ku i dihet: një e mbuluar (me privilegje) në dynja mund të jetë e zhveshur (e privuar) në botën tjetër!””