“Muhamed ibn Alai na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e ky nga Burejdi, e ky nga Ebu Burde se Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Nëse ndokush kalon nëpër xhamitë ose tregjet tona duke bartur ndonjë shigjetë, le t'ia kapë majën”, - ose ka thënë: “... le ta kapë majën me dorë, - që të mos therë ndonjë musliman me të.””