“Abdullah ibn Abdulvehabi na ka thënë: Na ka treguar Hamadi nga një person, të cilin nuk e ka përmendur me emër, e ky nga Haseni se Ahnef ibn Kajsi rrëfen: “Ditëve të fitnes (Luftës në Sifin) dola i armatosur dhe e takova Ebu Bekreten (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili më pyeti: “Ku po shkon?” I thashë: “Ta ndihmoj djalin e axhës së të Dërguarit të Allahut ﷺ.” Ai ma ktheu: “I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kur dy muslimanë ndeshen me shpatat e tyre, që të dy do të jenë banorë të Zjarrit.” Ndërkohë dikush pati pyetur: “Për vrasësin po kuptohet, po ç'është puna e të vrarit?” Pejgamberi ﷺ tha: “Edhe ai donte ta vriste vëllanë e vet.” Hamad ibn Zejdi ka thënë: “Këtë hadith ia përmenda Ejubit dhe Junus ibn Ubejdit, duke pasur për qëllim që ata të ma tregojnë mua, por ata më thanë: “Ç'është e vërteta, këtë hadith e ka transmetuar Haseni nga Ahnef ibn Kajsi, e ky nga Ebu Bekrete. Sulejmani na ka thënë: “Këtë na ka treguar Hamadi.” Muemeli ka thënë: “Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e këtij i kanë treguar Ejubi, Junusi, Hishami dhe Muala ibn Zejdi, nga Haseni, e ky nga Ahnefi, e ky nga Ebu Bekrete, e ky nga Pejgamberi ﷺ. Këtë e ka transmetuar edhe Mameri nga Ejubi. Po ashtu këtë e ka transmetuar Bekar ibn Abdulazizi nga babai i tij, e ky nga Ebu Bekrete. Gunderi ka thënë: “Na ka treguar Shuëbe nga Mensuri, e ky nga Ribi ibn Hirashi, e ky nga Ebu Bekrete, e ky nga Pejgamberi ﷺ. Ndërkaq Sufjani nuk e ka transmetuar direkt nga Mensuri.””