“Abdullah ibn Jezidi na ka thënë: Na ka treguar Hajve dhe dikush tjetër, e këtyre dyve u ka treguar Ebu Esvedi; [t]: Lejthiu transmeton se Ebu Esvedi tregon: “Banorëve të Medinës iu kërkua që të formojnë një ekspeditë ushtarake, në të cilën u regjistrova edhe unë. Por, kur e takova Ikrimen dhe i tregova, ai rreptësisht më ndaloi nga ky veprim, pastaj më tha: “Ibn Abasi më ka treguar se, disa muslimanë ishin rreshtuar në radhët e idhujtarëve dhe, si rrjedhojë, e rrisnin numrin e tyre kundër të Dërguarit të Allahut ﷺ. Kishte raste kur shigjetat të shtiheshin në drejtim të tyre dhe të qëlloheshin, ose t'i godiste ndokush dhe t'i vriste. Atëherë Allahu zbriti ajetin: “Kur melekët ua marrin shpirtrat atyre që e kanë ngarkuar veten me faje, u thonë: “Ku ishit?” Ata përgjigjen: “Ishim të pafuqishëm në Tokë.” (Melekët) do t'u thonë: “A nuk qe Toka e Allahut e gjerë që të mërgonit në të?” Këta janë ata (njerëz), vendbanimi i të cilëve është Xhehenemi; eh, sa i keq është ai vendbanim!” (Nisa, 97)”