“Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Hatimi se Jezid ibn Ebu Ubejdi tregon se Seleme ibn Ekvai (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) shkoi te Haxhaxhi, i cili i tha: “O Ibn Ekva, je kthyer prapa, je bërë beduin?” - Jo, por i Dërguari i Allahut mua ma ka lejuar të jetoj në shkretëtirë, - i tha Ibn Ekvai. Jezid ibn Ebu Ubejdi shton: “Pasi Othman ibn Afani u vra, Seleme ibn Ekvai shkoi në Rabedhe, ku u martua me një grua që i lindi disa fëmijë dhe qëndroi aty deri pak ditë para vdekjes, kur dhe u kthye në Medinë.””