“Abas Nersiu na ka thënë: Na ka treguar Jezid ibn Zureji, e këtij i ka treguar Seidi, e këtij i ka treguar Katadja se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), duke rrëfyer hadithin paraprak, përmend: “... dhe të gjithë njerëzit kishin mbuluar kokat me rrobë dhe qanin.” Po ashtu, ai përmend: “... dhe (Omeri) kërkoi mbrojtjen e Allahut kundrejt së keqes së sprovave.” Ose ka thënë: “Kërkoj mbrojtjen e Allahut kundrejt së keqes së sprovave!””