“Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Ibn Ebu Adiu, e ky nga Seidi, e ky nga Katadja se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ka raste kur e filloj namazin duke planifikuar ta zgjas atë, mirëpo, kur dëgjoj të qarët e fëmijës, e përshpejtoj (namazin) , sepse e di si ndihet nëna kur dëgjon të qarët e foshnjës së vet.” Musai ka thënë: “Na ka treguar Ebani, e këtij i ka treguar Katadja, e këtij i ka treguar Enesi nga Pejgamberi ﷺ, njëjtë.””