“Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Jahja ibn Ademi, e këtij i ka treguar Ebu Bekër ibn Ajashi, e këtij i ka treguar Ebu Hasini, e këtij i ka treguar Ebu Merjemi se Abdullah ibn Zijad Esediu tregon: “Kur Talhai, Zubejri dhe Aishja shkuan në Basra, Aliu dërgoi Amar ibn Jasirin dhe Hasen ibn Aliun te ne në Kufe. Ata hipën në minber, ashtu që Hasen ibn Aliu ndodhej më lart, ndërkaq Amari poshtë Hasenit. Ne u mblodhëm pranë tij, ku e dëgjova Amarin duke thënë: “Aishja ka shkuar në Basra. Betohem në Allahun se ajo është bashkëshortja e Pejgamberit tuaj ﷺ, në dynja dhe ahiret, porse Allahu i Madhëruar ju ka sprovuar, që ta dijë nëse do t'i bindeni atij (Aliut) apo asaj.””