“Ahmed ibn Junusi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Shihabi, e ky nga Aufi se Ebu Minhali tregon: “Në kohën kur Ibn Zijadi dhe Mervani u ngritën në Sham dhe Ibn Zubejri u ngrit në Mekë, ndërsa në anën tjetër hafëzët u ngritën në Basra, unë dhe babai im shkuam tek Ebu Berze Eslemiu. Kur hymë në shtëpinë e tij, e gjetëm të ulur nën hije të një dhome prej kallami. U ulëm aty dhe babai im e nxiti të flasë duke i thënë: “O Ebu Berze, a nuk sheh çfarë i ka gjetur njerëzit?” Gjëja e parë që e dëgjova të thoshte ishte: “Unë shpresoj shpërblim tek Allahu se jam hidhëruar me disa fise kurejshe. Ju, o arabë, siç e dini, keni qenë në gjendje nënçmimi: të paktë e të humbur dhe Allahu ju shpëtoi me Islam dhe me Muhamedin ﷺ e ju solli deri në këtë gjendje (krenarie dhe udhëzimi). Dhe ja, tani dynjaja po ju prish mes vete. Betohem në Allahun se ai në Sham (Mervan ibn Hakemi) nuk lufton për tjetër veçse për dynja. Ndërkaq, këta të tjerët mbrapa jush, për Allahun, nuk luftojnë për tjetër veçse për dynja, e edhe ai në Mekë, për Allahun, nuk lufton për tjetër veçse për dynja.””