“Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Ebu Zinadi, e ky nga Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kiameti nuk do të ndodhë pa ardhur koha kur njeriu të kalojë pranë varrit të tjetrit dhe të thotë: “Ah, sikur të isha në vend të tij!””