“Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu; [t]: Ismaili na ka thënë: Na ka treguar vëllai im, e ky nga Sulejmani, e ky nga Muhamed ibn Ebu Atiku, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Urve ibn Zubejri, e këtij i ka treguar Zejnebe bint Ebu Seleme, e kësaj i ka treguar Umu Habibe bint Ebu Sufjani se Zejnebe bint Xhahshi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ vajti tek ajo i frikësuar duke thënë: “La ilahe il-lallah! Mjerë arabët nga sherri që është afruar! Sot është hapur një pjesë e pendës së jexhuxhëve dhe mexhuxhëve, sa kjo” - dhe e përtheu gishtin e madh me treguesin duke formuar një unazë. I thashë: “O i Dërguari i Allahut, vallë, ndodh të shkatërrohemi, ndërkohë në mesin tonë ka njerëz të mirë?” - “Po, nëse përhapet e keqja (paturpësia) ”, - u përgjigj ai.”