“Abdullah ibn Sabahu më ka thënë: Na ka treguar Mahbub ibn Haseni, e këtij i ka treguar Halid ibn Humejd ibn Hilali, e ky nga Ebu Burde se Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur) tregon se një njeri e kishte pranuar Islamin, por më pastaj u bë hebre. Kur Muadhi shkoi tek Ebu Musai, e gjeti atë të pranishëm dhe pyeti: - Si është puna e këtij? - E ka pranuar Islamin, por më vonë është bërë hebre, - tha Ebu Musai. - Nuk do të ulem pa e vrarë këtë njeri! I tillë është gjykimi i Allahut dhe i të Dërguarit të Tij ﷺ - tha Muadhi.”