“Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Urve ibn Zubejri se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), bashkëshortja e Pejgamberit ﷺ, tregon: “Utbe ibn Ebu Vekasi e porositi vëllanë e vet, Sad ibn Ebu Vekasin: “Djali i robëreshës së Zemës është imi, andaj ta marrësh.” Kështu, vitin e Çlirimit (të Mekës) Sadi shkoi e mori dhe tha: “Ky është djali i vëllait tim, ai vetë më ka porositur që ta marr.” Por, Abd ibn Zema tha: “Ky është vëllai im, njëherazi i biri i robëreshës së babait tim, ka lindur në shtratin e tij (babait tim).” Pastaj, që të dy, u nisën me nxitim tek i Dërguari i Allahut ﷺ, ku Sadi tha: - O i Dërguari i Allahut, ky është djali i vëllait tim, ai vetë më ka porositur që ta marr. - Është vëllai im, njëherazi i biri i robëreshës së babait tim, i cili ka lindur në shtratin e tij, - tha Abd ibn Zema. - “Është yti, o Abd ibn Zema! Fëmija i takon shtratit legjitim, kurse zinaqarit nuk i përket asgjë” , - tha Pejgamberi ﷺ. Pastaj, Sevdës, bijës së Zemës (gruas së vet) i tha: “Mbulohu prej tij, oj Sevdë!” Kjo, për shkak të ngjashmërisë me Utben që e shihte te fëmija. Ky fëmijë kurrë nuk e parë Sevdën, deri në vdekje.””