“Amër ibn Aliu na ka thënë: Na ka treguar Halid ibn Harithi, e këtij i ka treguar Humejdi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Gjatë një paraditeje të ftohtë, Pejgamberi ﷺ doli te hendeku teksa muhaxhirët dhe ensarët po gërmonin dhe tha: “O Allah, mirësi e vërtetë është ajo në ahiret, Andaj, ensarët dhe muhaxhirët fali krejt!” Ata, duke iu përgjigjur, thoshin: "Ne jemi ata që Muhamedit (ﷺ) i jemi betuar, Për xhihad, sa të jemi gjallë e sa të kemi për të jetuar.””