“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Sufjani se Abdullah ibn Dinari tregon: “Pasi njerëzit u mblodhën për t'ia dhënë besën Abdulmelikut, pashë Ibn Omerin që i shkroi atij: “Unë pajtohem që ta dëgjoj dhe t'i bindem robit të Allahut, Abdulmelikut, prijësit të besimtarëve, në përputhje me sunetin e Allahut dhe sunetin e të Dërguarit të Tij ﷺ, aq sa kam mundësi. Njëjtë pajtohen edhe bijtë e mi.””