“Amër ibn Aliu na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Sufjani se Abdullah ibn Dinari tregon: “Pasi njerëzit ia dhanë besën Abdulmelikut, Abdullah ibn Omeri i shkroi atij: "Për robin e Allahut, Abdulmelikun, prijësin e besimtarëve: “Unë pajtohem që ta dëgjoj dhe t'i bindem robit të Allahut, Abdulmelikut, prijësit të besimtarëve, në përputhje me sunetin e Allahut dhe sunetin e të Dërguarit të Tij ﷺ, aq sa kam mundësi. Njëjtë pajtohen edhe bijtë e mi.””