“Muhamed ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Sufjani, e ky nga Hisham ibn Urve, e ky nga babai i tij se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Dikush i tha Omerit: “A nuk po cakton dikë për halife pas vetes?” Omeri iu përgjigj: “Nëse unë caktoj dikë për halife, një gjë të tillë e ka bërë ai që ka qenë më i mirë se unë, Ebu Bekri, por, edhe nëse nuk bëj një gjë të tillë, nuk e ka bërë as ai që ka qenë më i mirë se unë, i Dërguari i Allahut ﷺ.” Të pranishmit e lavdëruan për këtë, ndërkaq ai u tha: “Më pëlqen, por edhe më tremb (caktimi i halifes). Andaj, do të dëshiroja të dilja i pastër nga kjo: as të mos jetë në favor timin, as kundër meje, të mos ngarkohem me të as i gjallë, as i vdekur!””