“Jahja ibn Bukejri më ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Abdurrahman ibn Abdullahu ibn Kab ibn Maliku se Abdullahu, i biri i Kab ibn Malikut, i cili e ndihmonte Kabin kur u verbua, tregon: “E kam dëgjuar Kab ibn Malikun, pasi pati ngelur pa marrë pjesë me të Dërguarin e Allahut ﷺ në Betejën e Tebukut...”, - dhe rrëfeu hadithin e plotë, - ku, ndër të tjera, përmendi: “ I Dërguari i Allahut ﷺ i ndaloi muslimanët të na flisnin, andaj ashtu pritëm pesëdhjetë net radhazi, derisa, në fund, i Dërguari i Allahut ﷺ na kumtoi lajmin se Allahu na e kishte pranuar pendimin.””