“Seid ibn Ufejri na ka thënë: Më ka treguar Lejthiu, e këtij i ka treguar Abdurrahman ibn Halidi, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Ebu Seleme dhe Seid ibn Musejebi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, se, sikur të mos ishin disa burra, të cilët nuk pranojnë të mbeten mbrapa dhe, në të njëjtën kohë, nuk kam mundësi me se t'i marr me vete, nuk do të lija (asnjë ekspeditë) pa marrë pjesë. Do të dëshiroja të vritesha në rrugën Allahut, pastaj të ringjallesha, pastaj të vritesha sërish dhe të ringjallesha, pastaj të vritesha sërish dhe të ringjallesha e pastaj të vritesha.””