“Is'hak ibn Nasri na ka thënë: Na ka treguar Abdurrezaku, e ky nga Mameri, e ky nga Hemami se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Edhe sikur të posedoja ar sa Uhudi, nuk do të dëshiroja të më mbetej qoftë dhe një dinar prej tij më shumë se tri ditë, përveç aq sa për të kthyer borxhin e të gjej dikë që e pranon.””