“Othman ibn Ebu Shejbe na ka thënë: Na ka treguar Xheriri, e ky nga Ameshi, e ky nga Ebu Salihu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Zilia është e ndaluar, përveç në dy raste: 1. Ndaj personit që Allahu ia ka mundësuar të mësojë Kuranin dhe ai e lexon atë natë e ditë, kështu, njeriu thotë: “Po të më mundësohej edhe mua njëjtë sikurse filanit, do të veproja siç vepron ai!” 2. Ndaj personit që Allahu i ka dhënë pasuri dhe ai e shpenzon në mirësi, kështu, njeriu thotë: “Po të më jepej edhe mua sikurse filanit, do të veproja siç vepron ai!” Po ashtu Kutejbe na ka thënë: “Këtë na ka treguar Xheriri.””