“Abdani na ka thënë: Më ka rrëfyer babai im, e ky nga Shuëbe, e këtij i ka treguar Ebu Is'haku se Bera ibn Azibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ditën e Hendekut, Pejgamberi ﷺ bartte dhé me ne, saqë e pashë se dheu ia kishte mbuluar të bardhët e barkut dhe recitonte: “Pa Ty (O Allah) ne nuk do të udhëzoheshim, As do të jepnim lëmoshë e as do të faleshim. Zbrite qetësinë ndër ne! Armiqtë po na bezdisin dhe po na sulmojnë, Kur ata kërkojnë trazira, ne refuzojmë.” Dhe, kur arrinte te fjalët e fundit “ne refuzojmë ” , e ngrinte zërin.””