“Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Ebu Zinadi, e ky nga Kasim ibn Muhamedi: Njëherë Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përmendi mallkimin e ndërsjellë mes bashkëshortëve, e në atë rast Abdullah ibn Shedadi tha: “A ka qenë ajo për të cilën i Dërguari i Allahut ﷺ pati thënë: “Sikur të gurëzoja ndonjë grua pa fakte, (do ta gurëzoja atë) .” ?” - Jo. Ajo ka qenë një grua që e shfaqte haptas zinanë, - tha Ibn Abasi.”