“Muadh ibn Esedi na ka thënë: Na ka rrëfyer Fadël ibn Musai, e këtij i ka rrëfyer Seid ibn Ubejd Taiu se Bushejr ibn Jesar Ensariu tregon se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) erdhi në Medinë dhe u pyet: - A ka diçka që ka ndryshuar prej kohës së të Dërguarit të Allahut ﷺ e që po të bezdis? - E vetmja gjë që po më bezdis është fakti se nuk po i drejtoni safat ashtu siç duhet, - tha Enesi. Ukbe ibn Ubejdi transmeton nga Bushejr ibn Jesari: “Enesi na erdhi në Medinë; me këtë hadith.””