“Musai na ka thënë: Na ka treguar Vuhejbi, e ky nga Amër ibn Jahjai, e ky nga Abad ibn Temimi se Abdullah ibn Zejdi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Sikur të mos ishte hixhreti, do të bëhesha nga ensarët. Sikur njerëzit të shkonin nga një luginë ose një grykë, do të shkoja luginës dhe grykës së ensarëve.” Këtë transmetim e fuqizon edhe Ebu Tejahu nga Enesi, e ky nga Pejgamberi ﷺ, në lidhje me grykën.”