“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Tejmiu, e ky nga Ebu Othmani se Ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Askush të mos e ndërpresë syfyrin kur e dëgjon ezanin e Bilalit, sepse ai e thërret ezanin gjatë natës, që ta lajmërojë atë që është duke u falur dhe atë që është duke fjetur. Agimi i vërtetë nuk është kështu, - Jahjai (transmetuesi) i bashkoi shuplakat (duke e treguar dritën vertikale), - por derisa të bëhet kështu”, - Jahjai i shtriu dy gishtat tregues (duke e treguar dritën horizontale).”