“Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e ky nga Jahja ibn Seidi, e ky nga Ubejd ibn Hunejni se Ibn Abasi tregon se Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) ka thënë: “Ka qenë një ensar, të cilit, kur mungonte nëpër ndejat e të Dërguarit të Allahut ﷺ e unë isha i pranishëm, ia sillja lajmet dhe mësimet e Pejgamberit ﷺ, si dhe anasjelltas, kur unë mungoja nëpër ndejat e të Dërguarit të Allahut ﷺ e ai ishte i pranishëm, m'i sillte lajmet dhe mësimet e Pejgamberit ﷺ.””