“Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Davud ibn Amër ibn Dinari, e ky nga Kurejbi, i çrobëruari i Ibn Abasit, se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një natë, u fala së bashku me të Dërguarin e Allahut ﷺ e u pozicionova në të majtë të tij. Ai më preku mbrapa koke dhe më zhvendosi në të djathtë të tij. Pasi u fal, u shtri për të pushuar derisa i erdhi muezini (për ta thirrur për namaz) dhe shkoi për t'u falur pa e ripërtërirë abdesin.””