“Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Më ka treguar Lejthiu, e ky nga Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Ubejdullah ibn Abdullah ibn Utbe se Abdullah ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ i dërgoi Kisrait një shkresë dhe postierin e porositi që letrën t'ia dorëzojë prijësit të Bahrejnit, e ky t'ia përcjellë Kisrait (perandorit të persëve), i cili, posa e lexoi, e grisi copë-copë.” Transmetuesi thotë: “Kujtoj se Ibn Musejebi ka thënë se i Dërguari i Allahut ﷺ në atë rast u lut kundër tyre, që edhe mbretëria e tyre të bëhej copë e grimë.””