“Ebu Kurejbi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e ky nga Burejdi, e ky nga Ebu Burde se Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Unë dhe ajo me të cilën më ka dërguar Allahu shëmbëllejmë me një njeri që ka shkuar te një popull dhe u ka thënë: “O popull, e pashë ushtrinë (e armikut) me sytë e mi, andaj unë jam lajmëtari i zhveshur! Shpëtoni!” Kështu, një grup nga populli i tij iu bindën dhe gjatë natës ikën ngadalë e shpëtuan. Ndërkaq, grupi tjetër e përgënjeshtruan dhe u gdhinë në vendin e tyre. Si pasojë, në mëngjes ushtria i sulmoi, i vrau dhe i shfarosi. Ky është shembulli i atij që më bindet dhe pason shpalljen që kam sjellë, dhe shembulli i atij që më kundërshton dhe përgënjeshtron të vërtetën që kam sjellë.””