“Muhamedi na ka thënë: Na ka rrëfyer Abde, e ky nga Jahja ibn Seid Ensariu, e ky nga Amre se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Gjatë natës i Dërguari i Allahut ﷺ falej në shtëpinë e tij dhe, ngaqë muri ishte i shkurtër, disa njerëz e panë dhe iu bashkëngjitën për t'u falur me të. Në mëngjes, filluan të flasin rreth kësaj dhe fjala u përhap te të tjerët. Natën tjetër, Pejgamberi ﷺ sërish u ngrit për t'u falur e, bashkë me të, edhe disa njerëz. Kështu vepruan dy-tri net, derisa një natë i Dërguari i Allahut ﷺ u ndal, nuk doli për t'u falur. Në mëngjes, kur njerëzit e përmendën këtë gjë, Pejgamberi ﷺ u tha: “U frikësova mos po ju obligohet namazi i natës.””