“Ahmed ibn Junusi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Ebu Dhiëbi, e ky nga Makburi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kiameti nuk do të ndodhë pa ardhur koha kur umeti im t'i pasojë popujt para tyre, pëllëmbë për pëllëmbe, hap pas hapi.” Dikush pyeti: “O i Dërguari i Allahut, e ke fjalën për persianët dhe romakët?” - “E për kë tjetër pos tyre?” - tha Pejgamberi ﷺ.”