“Hishami transmeton se babai i tij Urve tregon se Omeri i çoi fjalë Aishes: “Më lejo të varrosem me dy shokët e mi.” Ajo i tha: “Po, për Allahun.” Urve shton: “Kur dikush nga sahabët i kërkonte asaj të varroset me ta, ajo thoshte: “Jo, për Allahun, askujt nuk i jap përparësi për këtë para vetes.””