“Ahmed ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Salimi se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se e ka dëgjuar Pejgamberin ﷺ, pasi e ngrinte kokën prej rukusë, në rekatin e fundit të namazit të sabahut, të thoshte: “Allahume rabena ve lekel hamd. O Allah, mallkoje filanin dhe filanin!” Atëherë Allahu e zbriti ajetin: “Ti nuk ke asgjë në dorë, nëse do t'ua pranojë Ai pendimin apo do t'i dënojë, se ata janë vërtet keqbërës.” (Ali Imran, 128)”