“Muhamed ibn Mukatili na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Junusi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Salim ibn Abdullahu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka parë të Dërguarin e Allahut ﷺ që, kur fillonte namazin, i ngrinte duart paralel me supet. Njëjtë vepronte edhe kur bënte tekbirin për ruku dhe kur ngrihej nga rukuja, pastaj thoshte: “Semiallahu limen hamideh.” Ndërkaq, në sexhde nuk i ngrinte duart.””