“Muhamed ibn Harbi më ka thënë: Na ka treguar Jahja ibn Ebu Zekerija Gasaniu, e ky nga Hishami, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ u ligjëroi njerëzve, e falënderoi dhe e lavdëroi Allahun, pastaj tha: “Çka më propozoni mua në lidhje me disa njerëz të cilët e shajnë familjen time? Ndërkohë, unë kurrë nuk di gjë të keqe për të (familjen) .” Urve tregon: “Pasi Aishja u informua për këtë (shpifjen), ajo tha: “O i Dërguari i Allahut, a më jep leje të shkoj te familja ime?” Ai i dha leje dhe dërgoi me të një shërbëtor. Dikush prej ensarëve tha: “I lartësuar je Ti (o Zot), neve nuk na takon të flasim për këtë! I lartësuar je Ti, kjo është shpifje e madhe!””