“Ahmed ibn Salihu na ka thënë: Na ka treguar Ibn Vehbiu, e këtij i ka rrëfyer Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Seidi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Në Ditën e Gjykimit, Allahu e kap Tokën dhe e palos qiellin me të Djathtën e Tij, pastaj thotë: “Unë jam Mbreti! Ku janë mbretërit e Tokës?” Shuajbi, Zubejdi, Ibn Musafiri dhe Is'hak ibn Jahjai e transmetojnë nga Zuhriu, e ky nga Ebu Seleme.”