“Ibrahim ibn Mundhiri më ka thënë: Na ka treguar Mean ibn Isai, e këtij i ka treguar Abdurrahman ibn Ebu Mevali, e ky e ka dëgjuar Muhamed ibn Munkedirin, e këtij i ka treguar Abdullah ibn Haseni se Xhabir ibn Abdullah Sulemiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ua mësonte sahabëve të tij namazin istihare për çdo çështje të tyre, ashtu siç u mësonte ndonjë sure të Kuranit. Thoshte: “Kur dikush nga ju vendos të bëjë ndonjë punë me rëndësi, le t'i falë dy rekate vullnetare, pastaj le të thotë: "Allahume ini estehiruke bi ilmike ve estakdiruke bi kudretike, ve eseluke min fadlike, fe ineke takdiru ve la akdiru, ve talemu ve la alemu, ve ente alamul gujub. Allahume, in kunte talemu hadhel emra, (këtu e përmend nevojën e tij) hajran li fi axhili emri ve exhilihi, - ose ka thënë: fi dini ve meashi ve akibeti emri, - fakdurhu li ve jesirhu li, thume barik li fihi. Allahume in kunte talemu enehu sherrun li fi dini ve meashi ve akibeti emri, - ose ka thënë: fi axhili emri ve exhilihi, - fasrifni anhu vakdur lije elhajra hajthu kane, thume radini bihi (O Allah, me diturinë Tënde kërkoj mbarësi, me fuqinë Tënde kërkoj mundësi! Kërkoj të mirat e Tua, sepse Ti ke mundësi, kurse unë nuk kam, Ti di, kurse unë nuk di, dhe Ti i di të gjitha fshehtësitë. O Allah, nëse e di se kjo punë, - këtu e përmend nevojën e tij, - është e mirë për mua, për të tashmen dhe të ardhmen time, - ose ka thënë: për fenë, jetën dhe të ardhmen time, - ma mundëso atë dhe ma lehtëso, e pastaj më beko në të. O Allah! E, nëse e di se kjo punë është e keqe për mua, për fenë, jetën dhe të ardhmen time, - ose ka thënë: të tashmen dhe të ardhmen time, - largoje atë prej meje dhe ma cakto të mirën kudo që të jetë, pastaj më bëj të kënaqur me të) !””