“Jusuf ibn Musai na ka thënë: Na ka treguar Ebu Halid Ahmeri, e ky e ka dëgjuar Hisham ibn Urven, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se disa persona pyetën: “O i Dërguari i Allahut, ka disa njerëz, që tash vonë e kanë lënë shirkun, të cilët na sjellin mish, porse nuk e dimë nëse kanë përmendur emrin e Allahut (gjatë therjes) apo jo?” Pejgamberi ﷺ u tha: “Thoni ju “bismilah" dhe hajeni.” Këtë transmetim e fuqizojnë Muhamed ibn Abdurrahmani, Deraverdiu dhe Usame ibn Hafsi.”