“Abdullah ibn Mesleme na ka thënë: Na ka treguar Maliku, e ky nga Ebu Hazimi se Sehël ibn Sadi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se njerëzit urdhëroheshin që gjatë namazit të vendosnin dorën e djathtë mbi parakrahun e majtë. Ebu Hazimi thotë: “Këtë gjë Sehli ia atribuonte Pejgamberit ﷺ.” Ismaili ka thënë: “I atribuohej”, e, nuk ka thënë: “Ia atribuonte.””