“Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Amër ibn Ebu Sufjan ibn Esid ibn Xharije Thekafiu, - aleati i fisit benu zuhra, i cili ishte shok i Ebu Hurejrës, - se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ dërgoi dhjetë persona (në një ekspeditë), në mesin e të cilëve ishte edhe Hubejb Ensariu. Ubejdullah ibn Ijadi më tregoi se e bija e Harithit i ka rrëfyer: “Kur u tubuan (për ta vrarë Hubejbin), ai huazoi prej saj një brisk për t'i rruar qimet (në pjesët e turpshme). Kur ata dolën jashtë Haremit (kufirit të Mekës), për ta vrarë, Hubejb Ensariu recitoi: "Përderisa vdes si musliman, jo s'mërzitem, se n'cilat troje, për Allahun, vritem e pritem. Këtë e bëj për Allahun, i Cili, kur dëshiron, edhe gjymtyrët e masakruara, Ai i bekon.” Ibn Harithi (i biri i Harithit) qe ai që e vrau Hubejbin. Ndërkohë, Pejgamberi ﷺ i lajmëroi shokët e vet rreth ngjarjes së tyre ditën që ata u vranë.”